Suarez shpërthen në lot pasi fitoi titullin me Atletikon: Më nënvlerësuan më bënë të ndihesha i pavlerë

Suarez shpërthen në lot pasi fitoi titullin me Atletikon: Më nënvlerësuan më bënë të ndihesha i pavlerë

09:23, 23/05/2021

Pasi Barcelona e largoi me ceremoni në fillim të këtij sezoni, Luis Suarez fitoi titullin kampion me Atletico Madrid, duke shënuar 21 gola në 32 ndeshje të luajtura në këtë sezon.

Sulmuesi uruguajan ishte përcaktues edhe në ndeshjen e fundit, duke shënuar golin që i dha titullin ekipit bardhekuq, ndërsa menjëherë pas ndeshjes shpërtheu në lot.

“Më nënvlerësuan dhe më bënë që të ndihesha pa vlerë. Atletico Madrid më hapi derën, duke më dhënë mundësinë që të tregoja se nuk kisha mbaruar. Do t’i jem gjithmonë mirënjohës këtij klubi të madh, që më dhanë mundësinë. Familja ime ka vuajtur shumë për situatën time”, tha Suarez pas ndeshjes.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco