Pas largimit nga Schalke, Mustafi drejt një aventure të re

Pas largimit nga Schalke, Mustafi drejt një aventure të re

17:59, 20/05/2021

Shkodran Mustafi në fund të sezonit do të largohet përfundimisht nga Schalke 04.

Mbrojtësi shqiptar u transferua te klubi nga Bundesliga gjatë merkatos së janarit.

Për shkak se klubi i Schalkes ka rënë në kategorinë inferiore, sot njoftuan largimin e 10 futbollistëve, ku në mesin e tyre ishte edhe Mustafi. Aventura e re e Mustafit pritet të jetë Superligë e Turqisë. Mësohet se ai ka oferta nga klubet turke, përfshi Galatasarayn dhe Fenerbahçen.

Kujtojmë që Mustafi gjatë karrierës së tij ka luajtur për skuadrat: Everton, Sampdoria, Valencia dhe Arsenal.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco