Super League, zbulimi i bujshëm: FIFA qëndron pas projektit

Super League, zbulimi i bujshëm: FIFA qëndron pas projektit

14:40, 20/05/2021

Përfaqësuesit e FIFA-s biseduan me themeluesit e Superligës mjaft të diskutueshme për "miratimin" e këtij kompeticioni, shkruan “Neë York Times”

Super League u shkatërrua menjëherë pasi u themelua nga 12 klube në prill, dhe arsyeja e dështimit të këtij kompeticioni ishin kritikat dhe protestat e shumta nga tifozët, klubet dhe politikanët, që detyruan shumicën e klubeve themeluese të tërhiqeshin.

Presidenti i La Ligës, Javier Tebas pretendon se presidenti i FIFA-s Gianni Infatino ishte pas projektit të Superligës dhe Neë York Times përforcon edhe më shumë këtë deklaratë. Media në fjalë shkruan se Infantino ishte njohur me planin dhe se ai nisi bisedimet pas së cilës qeveria botërore e futbollit do të  mbështeste kompeticionin e ri.

FIFA më vonë u bashkua me ata që dënuan kompeticionin dhe "shkatërruan" projektin, dhe UEFA arriti një marrëveshje me nëntë nga 12 klubet që themeluan Super League.

Juventus, Real Madrid dhe Barcelona mund të dënohen me sanksione më të ashpra për përfshirjen e tyre në Superligë.

FIFA lëshoi ​​dhe një deklaratë ku thuhej se nuk do të mbështeste "ligën e mbyllur Evropiane", si dhe nuk do ta njihte atë, duke i kërcënuar me përjashtim nga çdo kompeticion zyrtar klubet.

Kjo lëvizje e FIFA-s dyshohet se tronditi themeluesit e Superligës, të cilët pretendojnë se Infantino u tërhoq nën presionin e Presidentit të UEFA-s Alexander Ceferin.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco