Futbollisti i Partizanit merr lajmin e madh, do jetë pjesë e Euro 2020 bashkë me 5 shqiptarë të tjerë

Futbollisti i Partizanit merr lajmin e madh, do jetë pjesë e Euro 2020 bashkë me 5 shqiptarë të tjerë

14:02, 20/05/2021

Trajneri i Maqedonisë së Veriu, Igor Angelovski ka publikuar ditën e sotme listën me 26 lojtarë të thirrur për Euro2020.

Në listë, bie në sy prezenca e 6 lojtarëve me origjinë shqiptare. Në mesfushë është ftuar futbollisti i Partizanit, Ferhan Hasani, ndërsa bashkë me të janë edhe 5 shqiptarët e tjerë, Visar Musliu, Egzon Bejtullai, Ezgjan Alioski, Arijan Ademi dhe Enis Bardhi.

Kualifikimi në Europian është një arritje historike për Maqedoninë e Veriut, pasi ndodh për herë të parë në histori të kësaj kombëtareje.

Image

Në listën e Angelovskit gjenden këta lojtarë:

 

Portierë: Stole Dimitrovski, Damjan Shishkovski dhe Riste Jankov.

 

Mbrojtje: Stefan Ristovski, Visar Musliu, Egzon Bejtullai, Kire Ristevski, Gjoko Zajkov, Darko Vellkovski dhe Ezgjan Alioski.

 

Mesfusha: Arian Ademi, Enis Bardhi, Stefan Spirovski, Boban Nikollov, Tihomir Kostadinov, Ferhan Hasani, Elif Elmas, Daniell Avramovski, Darko Çurlinov dhe Marjan Radeski.

 

Sulm: Goran Pandev, Aleksandar Trajkovski, Ivan Triçkovski, Vllatko Stojanovski, Kërste Vellkovski dhe Millan Ristevski.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco