Te Barcelona apo diku tjetër? Lionel Messi më në fund do thyej heshtjen

Te Barcelona apo diku tjetër? Lionel Messi më në fund do thyej heshtjen

10:58, 20/05/2021

Teksa fundi i sezonit po afrohet në Spanjë dhe Barcelona i ka thënë lamtumirë titullit, së shpejti është koha që Lionel Messi të bëjë zgjedhjen e tij për të ardhmen. Në fund të kontratës me blaugranët, “ Pleshti” ka marrë oferta interesante nga PSG apo Manchester City.

Ne mund të mësojmë më shumë për të ardhmen e gjeniut argjentinas këtë të shtunë pasi ky i fundit dha një intervistë për gazetën argjentinase “Ole”, e cila do të shfaqet këtë të shtunë, siç raportohet nga Mundo Deportivo . Për dy ditë, me shumë mundësi mund të zbulojmë edhe të ardhmen e Lionel Messi.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco