VIDEO/ Tottenham mundet nga Aston Villa, Kane përshëndet tifozët

VIDEO/ Tottenham mundet nga Aston Villa, Kane përshëndet tifozët

08:22, 20/05/2021

Tottenham është mundur 1-2 nga Aston Villa, duke komplikuar edhe më shumë situatën për një vend në Europa League sezonin e ardhshëm, pasi tashmë Everton e ka barazuar me pikë dhe West Ham mund ta parakalojë.

Në sfidën e fundit në shtëpi, Spurs-at kaluan të parët në avantazh me anë të holandezit Bergëijn në minutën e 8’, por brenda pjesës së parë e nxorën dy herë topin nga rrjeta, pas një autogoli të Reguilon dhe golit të Ëatkins.

Pjesa e dytë ishte spektakolare dhe me shumë raste shënimi për të dy skuadrat, por rezultati mbeti i pandryshuar deri në fund dhe pas vërshëllimës finale ishte Aston Villa që u largua me tre pikë.

Kjo ndeshje mund të ketë qenë e fundit për Harry Kane në stadiumin e Tottenhamit, pasi kapiteni i Spurs-ave u përshëndet me fansat e pranishëm në tribuna, si për t’u dhënë lamtumirën, pasi zërat për një largim të tij këtë verë, sa vijnë e shtohen.

Fitore minimale 1-0, por me mjaft rëndësi mori edhe Evertoni ndaj Wolves. Sfida u vendos nga një gol i brazilianit Richarlisson në fillim të pjesës së dytë, ndërsa një javë para fundit, tani skuadra nga Liverpool është pranë sigurimit të një vendi në zonën europiane të renditjes.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco