'14 vite më parë po festoja…'/ Khedira merr vendimin më të vështirë të karrierës!

'14 vite më parë po festoja…'/ Khedira merr vendimin më të vështirë të karrierës!

22:54, 19/05/2021

Sami Khedira tërhiqet. Mesfushori me origjinë nga Tunizia, kampion bote me Gjermaninë dhe fitues i shumë trofeve me klube të mëdha si Real Madrid dhe Juventus, i jep fund me fanellën e Hertha Berlin.

Dëmtimet e shumta e persekutuan dhe pas 15 vitesh si profesionist, Khedira e mbyll me futbollin në moshën 34-vjeçare dhe e thotë që është një ditë shumë e vështirë me të, pasi po lë një pasion.

“14 vite më parë po festoja titullin kampion me Shtutgartin. Ishte një ditë e mrekullueshme. Sot është një ditë e vështirë për mua, pasi karriera ime futbollistike do të përfundojë të shtunën rreth orës 17:15 të pasdites. Është një hap i vështirë, nuk është e lehtë të flasësh. Gjithsesi është vendimi i duhur. 15 vite në futbollin profesionist kanë lënë gjurmë tek unë, Duhet të gjykoj drejt e të jem i sinqertë për atë që mund të bëj dhe nuk mund të bëj”, tha Khedira, i cili në vitin 2014 fitoi edhe Champions League me Realin

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco