Ronaldo do largohet nga Juventusi, ja klubet e interesuara për CR7-ën

Ronaldo do largohet nga Juventusi, ja klubet e interesuara për CR7-ën

19:46, 19/05/2021

Ylli i Juventusit, Cristiano Ronaldo do largohet në verë dhe mund ta kompletojë transferimin te PSG-ja ose të rikthehet te Sporting Lisbon.

Sipas “Todo Fichajes”, mundësia e rikthimit te ish klubet Manchester United dhe Real Madrid nuk mund të bëhen realitet. Ronaldo këto tri sezonet e fundit i kaloi te Juventus duke shënuar 101 gola në vetëm 132 ndeshje, duke dëshmuar se është një ndër lojtarët më të mirë në botë, pavarësisht moshës së tij 36-vjeçare.

Mediat spanjolle raportojnë gjithashtu se edhe klubi i parë i Ronaldos, Sporting Lisbon shihet si lëvizje ‘romantike’.

Ndërkohë, vendimi përfundimtar do t’i takojë Ronaldos, që është duke pritur të sheh nëse Juventus do sigurojë pjesëmarrjen në Ligën e Kampionëve.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco