E bujshme/ Në Spanjë zbulojnë trajnerin e ri të Barcelonës, ja emri surprizë...

E bujshme/ Në Spanjë zbulojnë trajnerin e ri të Barcelonës, ja emri surprizë...

18:25, 19/05/2021

Gazetari i njohur spanjoll dhe pranë Barcelonas, Gerard Romero, ka dhënë një lajm të rëndësishëm sa i përket të ardhmes së stolit të katalanasve.

Duke qenë se Koeman do të largohet pas ndeshjes së fundit dhe duhet të nisë revolucioni, sipas tij, Barcelona dhe presidenti Laporta janë duke bërë tenativat e fundit dhe madje zyrtare, për të arritur te Hansi Flick, i cili është kandidati numër “1” për të marrë stolin!

Një lajm i bujshëm ky që përmbys gjithçka, duke qenë se Flick u largua nga Bayern për të shkuar te kombëtarja e Gjermanisë në vend të Low dhe madje edhe Bierhoff pranoi se gjithçka ishte gati e kryer.

Por, sipas gazetarit, firma po vonon ende dhe kjo i lejon Barcelona-s të futet në garë. Ndërkohë, në Angli janë të bindur se edhe pronari i Tottenham, Levi, ka hyrë në negociata për trajnerin gjerman.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco