Milani e ka gati blerjen e parë të sezonit, në ‘San Siro’ vjen ky sulmues!

Milani e ka gati blerjen e parë të sezonit, në ‘San Siro’ vjen ky sulmues!

17:08, 19/05/2021

Olivier Giroud do të largohet nga Chelsea pas përfundimit të këtij sezoni.

Sulmuesit francez i përfundon kontrata gjatë verës dhe po kërkon një aventurë të re.

Sipas asaj që raporton “La Gazetta dello Sport”, Milani ka filluar kontaktet me fituesin e Kupës së Botës për të realizuar transferimin e tij. Mediat në Itali bëjnë të ditur se bisedimet mes Rossonerëve dhe agjentit të francezit po shkojnë në rrugën e duhur. Chelsea nuk është e interesuar që t’i vazhdojë kontratën Giroudit dhe do ta lejojë largimin e tij si lojtar i lirë.

Milani beson se lojtari ka ende çfarë të ofrojë dhe do të ishte një opsion më i mirë se Mario Mandzukic.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco