Atalanta – Juve, sonte luhet për trofe

Atalanta – Juve, sonte luhet për trofe

16:13, 19/05/2021

Sonte nga ora 21:00 do të zhvillohet ndeshja finale e Kupës së Italisë

Atalanta dhe Juventusi do ta zhvillojnë sonte njërën prej ndeshjeve kryesore të sezonit.

Ekipi Zikaltër po kalon nëpër një formë të shkëlqyeshme, ndërsa së fundmi e siguroi kualifikimin në Champions League edhe për sezonin e ardhshëm.

Ndërkohë, “Zonja e Vjetër” është më në presion.

Kjo pasi Bardhezinjtë, krahas Kupës, e kanë mendjen edhe te kampionati.

Atje gjenden në pozitë të palakmueshme pasi rrezikojnë të përfundojnë jashtë Championsit për edicionin tjetër.

Sidoqoftë, të dyja skuadrat do ta japin më të mirën nga vetja për ta fituar këtë trofe të çmueshëm sonte.

Në gjysmëfinale, Juve e kishte eliminuar Interin, kurse Atalanta fituesin e vitit të kaluar, Napolin.

Ndeshja ndërmjet Atalantas dhe Juventusit fillon në orën 21:00

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco