Ministria mbështet Federatën e Bastketbollit

Ministria mbështet Federatën e Bastketbollit

12:36, 08/05/2021

Federata e Basketbollit e Kosovës (FBK) ka nënshkruar Memorandumin e Bashkëpunimit me Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit (MKRS).  

Kryetari i FBK-së, Arben Fetahu dhe ministri Hajrulla Çeku ishin të lumtur për vazhdimin e bashkëpunimit, duke theksuar se bashkëpunimi do të thellohet edhe më shumë në të ardhmen. 
Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit ka qenë gjithmonë mbështetëse për Federatën e Basketbollit të Kosovës, duke e përkrahur në projekte të ndryshme. 

Ndihma nga MRKS është shumë e rëndësishme dhe domethënëse për FBK-në dhe basketbollin e Kosovës, sidomos tani kur ende po përballemi me vështirësitë e pandemisë me Covid 19. 

Në këtë periudhë federatat do të pranojnë gjysmën e vlerës së memorandumit, ndërsa pagesat tjera do të procedohen në tremujorin e tretë dhe të katërt. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco