Champions/ Dortmund - Manchester City, formacionet zyrtare

Champions/ Dortmund - Manchester City, formacionet zyrtare

19:52, 14/04/2021

Një javë pasi fituan ndeshjen e parë 2-1 në Angli, Manchester City takohet me Borussia Dortmund në “Signal-Iduna-Park” për ndeshjen e dytë të çerekfinaleve të Ligës së Kampionëve.

Tekniku i verdhezinjëve, Edin Terzic, i privuar nga shumë elementë, të tillë si Jadon Sancho dhe Youssoufa Moukoko në sulm, Axel Ëitsel dhe Thomas Delaney në mesfushë, ose Dan-Axel Zagadou dhe Marcel Schmelzer në mbrojtje, rendit një ekip të ngjashëm me atë të ndeshjes së parë. Ansgar Knauff është risia.

Manchester City, i privuar vetëm nga mungesa e Sergio Aguero, gjithashtu paraqitet me një ekip mjaft të afërt me atë të të javës së shkuar, edhe pse Oleksandr Zinchenko zëvendëson Joao Cancelo në të majtë.

Formacionet zyrtare:

Borussia Dortmund: Hitz - Morey, Akanji, Hummels, Guerreiro - Bellingham, Can, Dahoud - Knauff, Reus - Haaland.

Manchester City: Ederson - Ëalker, Stones, Rúben Dias, Zinchenko - De Bruyne, Rodri, Gündogan - Mahrez, Bernardo Silva, Foden.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco