Serie-A/ Juventus bën detyrën, Napoli kthehet tek fitorja

Serie-A/ Juventus bën detyrën, Napoli kthehet tek fitorja

17:30, 11/04/2021

Juventusi ruan vendin e tretë në Serinë A me tri pikë më shumë se Napoli falë fitores 3-1 në “Allianz Stadium” përballë Genoas. “Zonja e Vjetër” e zgjidhi shumë shpejt takimin, teksa që në minutën e 2-të zhbllokoi takimin Kulusevski, ndërsa Alvaro Morata e gjeti rrjetën në të 22-tën për epërsinë e dyfishtë.

Goli i Scamaccas në fillim të pjesës së dytë rihapi përkohësisht takimin, pasi McKennie, i shërbyer nga Danilo shënoi në të 70-tën golin e rezultatit përfundimtar 3-1.

Vazhdon të luftojë fort për një vend në zonën Champions Napoli, që u rikthye tek fitorja (pas humbjes ndaj Juventusit)  0-2 në fushën e Sampdorias me gola të Ruiz dhe Osimhen.

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco