Infektohet me Covid-19 futbollisti shqiptar i Basel

Infektohet me Covid-19 futbollisti shqiptar i Basel

18:50, 31/03/2021

Mesfushori me origjinë shqiptare i klubit të Baselit, Pajtim Kasami, ka rezultuar pozitiv me COVID-19.

Përmes një postimi në rrjetin social “tëitter”, Basel, ka njoftuar se Pajtim Kasami rezultoi pozitiv në testin e kryer ditën e djeshme.

“Mesfushori ynë Patjim Kasami ka rezultuar pozitiv me Covid-19 në testimet e kryera ditën e djeshme”, është shkruar në njoftimin e klubit.

Ata gjithashtu kanë njoftuar se Kasami është në izolim dhe ende nuk ka treguar ndonjë simptomë. Ai do të humbasë ndeshjen e radhës me Baselin ndaj Vaduz, më 5 prill.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco