Sot/ Fitorja detyrim për kuqezinjtë, Shqipëria përballë San Marinos

Sot/ Fitorja detyrim për kuqezinjtë, Shqipëria përballë San Marinos

11:36, 31/03/2021

Për herë të parë në histori përfaqësuesja shqiptare do të zhvillojë një ndeshje zyrtare ndaj San Marinos.

Kuqezinjtë e drejtuar nga Edi Reja e kanë me detyrim fitoren ndaj një shteti të vogël që ka rreth 33 mijë banorë.

Sot në orën 20:45 San Marino pret Shqipërinë por me një statistikë negative pasi asnjëherë nuk ka fituar në kualifikueset e një Botërori.

Kjo është hera e 3-të që Shqipëria do të përballet me San Marinon, dy takimet e shkuara kanë qenë miqësore dhe janë mbyllur me fitore analoge 3-0 për kombëtaren tonë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco