Belgjika shkatërron Bjellorusinë, Portugalia, Hollanda dhe Kroacia bëjnë detyrën

Belgjika shkatërron Bjellorusinë, Portugalia, Hollanda dhe Kroacia bëjnë detyrën

22:51, 30/03/2021

Java e tretë e kualifikueseve për Kupën e Botës 2022 në zonën e Evropës, u mbyll këtë mbrëmje me ndeshjet e orës 20:45.

Janë shënuar plot 33 gola në 8 ndeshje, ku surpriza vjen nga Turqia.

Këta të fundit kanë marrë një barazim zhgënjyes ndaj Letonisë, teksa ndonëse ishin në avantazh 3-1, në fund janë barazua nga një kundërshtar modest si Letonia.

Fitore me goleada kanë regjistruar Belgjika që mposhti 8-0 Bjellorusinë dhe Holanda që triumfoi 0-7 ndaj Gjeorgjisë. Portugalia ka mposhtur 1-3 me përmbysje Luksemburgun, ndërsa Kroacia mposhti 3-0 Maltën. Norvegjia mposhti minimalisht Malin e Zi, teksa me të njëjtin rezultat triumfoi edhe Uellsi ndaj Çekisë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco