Trajnerit të…? Trajnerit të…?’, zbardhet debati i ashpër mes menaxherit të Kosovës dhe gazetarit spanjoll

Trajnerit të…? Trajnerit të…?’, zbardhet debati i ashpër mes menaxherit të Kosovës dhe gazetarit spanjoll

22:00, 30/03/2021

Menaxheri i Kombëtares së Kosovës, Bajram Shala detyroi gazetarin e gazetës “AS” që të përmendte emrin e Kosovës në pyetjen e tij. Gjatë kësaj kohe spanjollët kanë thumbuar Kosovën duke e konsideruar territori i Kosovës dhe jo shteti.

Gazetari i bëri një pyetje trajnerit nëse pret ndryshime nga Luis Enrike, por Shala këmbënguli: “Për kë trajner është pyetja”? Gazetari vazhdonte të bënte finte sikur nuk e kuptonte, deri sa menaxheri i “Dardanëve” u tregua i prerë. “Për trajnerin e kujt skuadre është pyetja sepse në mediat tuaja nuk përmendet emri i shtetit tonë?”, ishte pyetja e tij. Ndërkaq Shaland po miratonte në heshtje gjithçka dhe u duk i kënaqur nga këmbëngulja e menaxherit të ekipit të tij. Gazetari u bind në fund duke thënë për trajnerin e Kosovës. Ja debati i plotë mes tyre:

Shala: Tani pyetja tjetër. Ruben Ares nga AS. Pyetja nga gazetari i AS, Diario AS.

 

Gazetari: Spanja vjen pas dy ndeshjeve të vështira, mendoni se Luis Enrique do të ndryshojë shumë gjëra për këtë ndeshje (kundër Kosovës)?

 

Shala: Kujt i drejtohet pyetja?

 

Gazetari: Për trajnerin.

 

Shala: Trajnerit të…? Trajnerit të…? Sepse nuk e kemi parë emrin e ekipit tonë kombëtar asnjëherë në median tuaj. Prandaj, do të duhej të ishte e qartë se për trajnerin e cilit ekip është pyetja.

 

Gazetari: Pyetja është për trajnerin. Dua të di nëse ka një koment për faktin që Luis Enrike mund të ndryshojë shumë gjëra për ndeshjen e nesërme.

 

Shala: Po, por për trajnerin e cilës skuadër? Sepse nuk e kemi parë kurrë emrin e ekipit tonë kombëtar në raportimet e gazetës tuaj.

 

Gazetari: Pyetja është për trajnerin…

 

Shala: Të cilës skuadër?

 

Gazetari: Të Kosovës…

 

Shala: Në rregull. Tani ai do të përgjigjet.

 

 

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco