Njëra portë ishte më e lartë/ Zvicra tentoi të mashtronte FIFA-n? Ja çfarë ndodhi në duelin me Lituaninë

Njëra portë ishte më e lartë/ Zvicra tentoi të mashtronte FIFA-n? Ja çfarë ndodhi në duelin me Lituaninë

09:01, 29/03/2021

Një situatë e çuditshme dhe aspak e zakonshme ka ndodhur pak para fillimit të ndeshjes mes Zvicrës dhe Lituanisë, e cila nisi 20 minuta me vonesë.

Para se të fillonte ndeshja, është vënë re se njëra nga portat ishte më e lartë se tjetra.

Pas kësaj, kanë qenë gjyqtarët që e kanë kontrolluar gjithçka dhe është vënë re se njëra nga portat ishte me të vërtetë më e lartë.

Në këtë situatë, u vendos që ndeshja të mos fillojë, derisa të rregulloheshin portat.

Është zbuluar se njëra prej portave, ishte 10 cm më e lartë dhe punonjësit e stadiumit, kanë nisur punën për të rregulluar gjithçka.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco