Rashica për penalltinë që e shkaktoi ndaj Suedisë: 'Ndodhi, çka me ba'

Rashica për penalltinë që e shkaktoi ndaj Suedisë: 'Ndodhi, çka me ba'

23:17, 28/03/2021

Sulmuesi i krahut në kombëtaren e Kosovës në futboll, Milot Rashica, në një prononcim pas përballjes ndërmjet Kosovës dhe Suedisë, ka komentuar penaltinë që shkaktoi nëpërmjet prekjes së topit me dorë, që ia mundësoi kundërshtarit të kalonte në epërsi prej 3-0.

Anëtari i ekipit gjerman në Bundesligë, Werder Bremen, tha se ngritja e dorës ishte më lart sesa që duhet kur kërceu në kornerin e ekzekutuar, derisa komentoi edhe shanset që Kosova pati kundër Suedisë.

“Nuk mujta me e pa mirë topin prej lojtarit që ke përpara, kërceva pak lart edhe i jepa pak me durë më shumë se që është dashtë, çka me bo ndodhi edhe kjo”, deklaroi Rashica.

“Jena edhe na të zhgënjyem me rezultatin, sidomos tu e pa pjesën e parë qysh shkoi loja qysh i morëm dy golat, nuk e di a ke reale, duhet me u rigjeneru shumë shpejt e me keqyrë për lojën tjetër. Na e kemi ditë kualitetin e tyne, po besoj që kemi mujt me i ndëshku në pjesë të parë, i patëm 2-3 shanca ose gjysmë-shanca, që mi pasë finalizimet ma të mira kishim kalu në epërsi”, shtoi ai.

Ndeshja Kosovë-Suedi, e zhvilluar në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, përfundoi me rezultat 3-0 për Suedinë në kuadër të kualifikime për botëror.

Kosova radhitet në vendin e fundit me një ndeshje më pak të zhvilluar në këtë grup.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco