Challandes: Suedia ishte shumë e fortë për ne, paguam për gabimet tona

Challandes: Suedia ishte shumë e fortë për ne, paguam për gabimet tona

23:16, 28/03/2021

Trajneri i Kosovës, Bernard Challandes, e ka pranuar se Suedia ishte shumë e fortë për ekipin e tij në humbjen 3:0 të verdhekaltërve në ndeshjen e tyre hapëse në kualifikime për Kupën e Botës.

Kosova u mposht bindshëm 3:0 nga Suedia, në ndeshjen e saj hapëse në kualifikimet për Kupën e Botës 2022, e cila u përshkua nga gabime shumë të kushtueshme në mbrojtje.

“Mendoj se i kemi luajtur dy ndeshje. Pjesa e parë nuk ishte e keqe. Patëm mundësi të mira dhe luajtëm me kurajë. I morëm dy gola budallallëqe. Kemi pasur mundësi kundër një ekipi të fortë. Tranzicioni ishte mirë. Ato dy gola ishin dallimi”.

Trajneri zviceran e pranoi se gabimet në mbrojtje i kushtuan Kosovës.

“Paguan për gabimet tona. Pjesa e dytë nuk ishte aspak e mirë dhe nuk besonim. Skuadrës i mungoi zjarri dhe nuk pati zgjidhje në pjesën e dytë. Ishte e vështirë për ne të përballeshim me lojtarët fizik të tyre, sidomos Ibrahimovic, i cili është shumë i fuqishëm dhe është e vështirë t’ia marrësh topin. Duke e parë këtë ekip kaq të fortë nuk ishte edhe mbrojtje e keqe e jona. Mund të themi se Suedia ishte e fortë për ne sot”, shtoi ai.

Në lidhje me ndeshjen e ardhshme kundër Spanjës të mërkurën, ai theksoi:

”Nuk mendoj se tani është koha të mendoj (për ndryshimin e portierit). Nuk kërkoj përgjegjësi vetëm për një gabim. Më duhet të mendoj qartë por problemi është se me cilët lojtarë të luajmë. Nuk është e lehtë të ndryshohet formacioni tani kundër një ekipi si Spanja, veçanërisht për shkak të mungesave në mbrojtje. Duhet të jemi të qetë dhe ta përgatisim ekipin për këtë ndeshje”, ka pohuar ai.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco