Gabimi që i kushtoi me gol Kosovës, Muriqi kërkon falje

Gabimi që i kushtoi me gol Kosovës, Muriqi kërkon falje

22:49, 28/03/2021

Përfaqësuesja e Kosovës ka pësuar disfatë nga Suedia në “Fadil Vokrri” me rezultat të thellë 3-0.

Pas ndeshjes ka folur sulmuesi Vedat Muriqi i cili në një deklarim për Supersport ka kërkuar falje për gabimin e bërë.

“Faktikisht filluam lojën, s’po dua të them me gabime personale, por kur luan me këso kundërshtar këto gjysmë gabime nuk falen. Janë superyjet e botës. Filluam lojën me 0-1 disavantazh. Humba raste. Sulmuesit humbin, por në këso loje është dashur të shfrytëzoja të paktën njërën. Tani mund të flasim diçka tjetër, por mua më vjen keq dhe kërkoj falje për rastet e humbura”, tha ai.

Pas kësaj ndeshje, më 31 mars Kosova e ka edhe një përballje të vështirë pasi luan me Spanjën.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco