Kosova u 'gjunjëzua' nga Suedia e Ibrahimoviqit në 'Fadil Vokrri'

Kosova u 'gjunjëzua' nga Suedia e Ibrahimoviqit në 'Fadil Vokrri'

22:38, 28/03/2021

Kosova e ka nisur me humbje kampanjën për kualifikueset e Botërorit 2022.

Edhe pse ndeshjen e parë e luajti si vendas në “Fadil Vokrri”, përfaqësuesja jonë pësoi humbje të thellë nga Suedia e Zlatan Ibrahimoviqit me rezultat 0-3.

Suedezët i shënuan dy gola në pjesën e parë përmes Viktor Claesson në minutën e 12-të, pas një asistimi nga Ibrahimoviq, ndërsa i dyti u shënua nga Alexander Isak, në të 35-n.

Ndërsa në pjesën e dytë për mysfairët për 0-3 dhe rezultatin final të ndeshjes realizoi kapiteni Sebastian Larsson, në minutën e 70-të të ndeshjes nga penaltia.

Pas kësaj ndeshje, më 31 mars Kosova e ka edhe një përballje të vështirë pasi luan me Spanjën.

Pas kësaj fitoreje, Suedia zë vendin e parë me 6 pikë në Grupin B, e ndjekur nga Spanja që renditet e dyta me 4 pikë, Greqia e treta me 1 pikë, kurse Kosova dhe Gjerogjia nuk kanë pike.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco