Rudi Vata në ‘Fair Play’: Jemi gjithnjë inferiorë karshi të mëdhave

Rudi Vata në ‘Fair Play’: Jemi gjithnjë inferiorë karshi të mëdhave

22:22, 28/03/2021

Humbja e kombëtares shqiptare të futbollit në “Air Albania” me Anglinë me rezultatin e pastër 2-0 është komentuar nga ish-kapiteni Rudi Vata në emisionin “Fair Play” nga gazetarja Enkeleida Zeko në Syri TV.

I ftuar në lidhje “Skype”, Vata tha: “Ka qenë utopi të merrje rezultat me ekipet e mëdha, pasi ne jemi një vend i vogël. Kur luan me kundërshtarë si Anglia, diferencat janë të mëdha.

Sot Shqipëria bëri më të mirën e mundshme. Ishte si një ndeshje boksi mes një boksieri të peshave të rënda me një të peshave të lehta.

Përsa i përket ndeshjes, Shqipëria u paraqit dobët. Kishim një rast me Uzunin, por që ishte një gjuajtje e dobët. Megjithatë, duke parë ndeshjen në Andorrë, performanca ishte më e mirë. Luajtëm më mirë se me Andorrën.

Doja të shihja një treshe sulmi Kamberi-Uzuni-Broja. Reparti ynë më i mirë është mbrojtja, por po të shohësh mesfushën, është më i dobëti. Këta mbrojtës sado të mirë të jenë, e kanë të vështirë me atë mesfushë. Laçi dhe Bare sot nuk ishin në maksimalen e tyre.

Anglia bëri një ndeshje profesionale. Erdhën për të fituar, për të bërë një performancë profesionale, pa u dëmtuar.

Dihet që kampionati anglez, Premierliga, është më i miri në Evropë. Ne jemi një kombëtare që nuk mund të pretendojmë dot të përballemi me kundërshtarë si Anglia.

Unë mendoj se të voglat duhet të ballafaqohen me të voglat dhe të mëdhatë me të mëdhatë. Jemi gjithnjë inferiorë karshi të mëdhave”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco