Formula 1/ Hamilton e nis si kampion, fiton garën e parë të sezonit të ri

Formula 1/ Hamilton e nis si kampion, fiton garën e parë të sezonit të ri

21:17, 28/03/2021

Lewis Hamilton e nis aty ku e la. Anglezi i Mercedesit e nisi me këmbën e mbarë edhe Kampionatin Botëror të vitit 2021, aty ku synon të arrijë një tjetër sukses për t’u shndërruar në pilotin më fitues të historisë së Formula 1 me 8 tituj kampion.

Hamilton triumfoi në garën e parë sezonale për këtë sezon pikërisht në Bahrein në pistën Sakhir pas një beteje me Max Verstappen në 5 xhirot e fundit, me pilotin e Red Bull që arriti ta parakalonte duke kaluar limitet e pistës dhe mori një penalizim nga komisarët, që i hapi rrugën suksesit të Hamilton, me holandezin që u kënaq me vendin e dytë.

Podiumi u kompletua nga Mercedesi tjetër i Valteri Bottas, ndërkohë që vetëm vendi i 6-të për Ferrarin e Charles Leclerc, i cili u rendit pas Norris dhe Perez.

Vetëm i 8-ti u rendit Carlos Sainz Jr me Ferrarin tjetër. E nisi me një vend të 15-të zhgënjyes, Sebastian Vettel aventurën tek Aston Martin.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco