VIDEO/ Shqipëria s’e ndal dot, Anglia fiton me lehtësi dhe merr kreun e Grupit I

VIDEO/ Shqipëria s’e ndal dot, Anglia fiton me lehtësi dhe merr kreun e Grupit I

19:52, 28/03/2021

Në “Air Albania” u zhvillua ndeshja e vlefshme për Grupin I eliminator të Botërorit “Katar 2022” ndërmjet Shqipërisë dhe Anglisë, shkruan Syri.net.

“Tre Luanët” fituan me rezultatin e pastër 2-0, duke shënuar nga një gol për çdo pjesë loje e duke marrë kreun e grupit me pikë të plota.

Golat e fitores për anglezët u shënuan nga Harry Kane në minutën e 38-të dhe Mason Mount në të 63’.

Për kuqezinjtë rasti i vetëm ishte në minutën e 13-të, ku Uzuni mund të kishte kaluar ekipin tonë përfaqësues në epërsi, por gaboi në gjuajtje.

Me këtë fitore Anglia merr kryesimin e Grupit I me 6 pikë, ndërsa Shqipëria mbetet me 3 pikë pas dy takimesh.

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco