Hollanda e gatshme të protestojë kundër Katarit, flet De Ligt: Nesër do ta shihni gjestin tonë

Hollanda e gatshme të protestojë kundër Katarit, flet De Ligt: Nesër do ta shihni gjestin tonë

19:32, 26/03/2021

Hollanda do të bëjë si Norvegjia. Kjo u njoftua në një konferencë për shtyp nga Matthijs de Ligt. Mbrojtësi i referohet mesazhit të nisur të Mërkurën në mbrëmje nga përzgjedhja Skandinave, e cila doli në fushë në Gjibraltar me një fanellw me mbishkrim ku shkruhej: "Të drejtat e Njeriut - brenda dhe jashtë fushës".

Kjo lidhej me një lajm të publikuar nga “The Guardian”, ku thuhej se 6500 punëtorë, kishin humbur jetën, për ndërtimin e stadiumeve pritëse në Katar. Kësaj nisme do i bashkohet edhe Hollanda, teksa këtë e ka njoftuar vetë mbrojtësi, Matthijs De Ligt.

“Mendoj se është i qartë mendimi ynë në lidhje me këtë çështje. Kemi biseduar shumë me njëri-tjetrin rreth situatës në Katar 2022. Duroni deri nesër dhe do e shihni para fillimit të ndeshjes me Letoninë“, ishin fjalët e qendërmbrojtësit në konferencën për shtyp para ndeshjes me Letoninë ditën e nesërme.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco