Zyrtare/ Eder rinis nga Brazili, firmos me skuadrën e drejtuar nga Hernan Crespo

Zyrtare/ Eder rinis nga Brazili, firmos me skuadrën e drejtuar nga Hernan Crespo

19:07, 26/03/2021

Eder Citadin Martins i njohur si Eder është lojtari më i ri i Sao Paolos së Hernan Crespos. Sulmuesi 34-vjeçar italo-brazilian ka nënshkruar një kontratë të vlefshme deri më 31 dhjetor 2022 me klubin brazilian. Ai gjithashtu bashkohet me shokun e tij, Joao Miranda, me të cilin ka luajtur më parë tek Inter dhe Jiangsu Suning.

Lindur në fshatin e vogël brazilian të Lauro Muller, Eder e kishte ndërtuar karrierën e tij në Itali, së pari në Empoli, pastaj Frosinone, Brescia dhe Cesena para se të mbërrinte në Sampdoria, në 2012. Atje, sulmuesi kishte luajtur për pesë sezone, ku tërhoqi vëmendjen e Interit, me të cilët firmos në 2016, por edhe të kombëtares italiane, me të cilët luajti në Euro 2016 nën urdhrat e Antonio Conte. Autor i 6 golave ​​në 26 ndeshje me azurrët, u largua drejt Kinës në 2018, ku u bë kampion dy vjet më vonë.

Image

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco