Tifozët në ndeshjen me Anglinë, batuta e Andi Lilës: Kryeministri ka frikë se thonë ‘Rama ik’

Tifozët në ndeshjen me Anglinë, batuta e Andi Lilës: Kryeministri ka frikë se thonë ‘Rama ik’

11:05, 25/03/2021

Kryetari i Sindikatës së Futbollistëve Profesionistë të Shqipërisë, Andi Lila, njëkohësisht edhe ish-futbollisti i Kombëtares, i ftuar në MCNTV ka folur në lidhje me kërkesën publike të Dukës ndaj Edi Ramës për të lejuar një numër të limituar tifozësh në stadium për ndeshjen me Anglinë.

Lila tha se neglizhenca për të mos kthyer një përgjigje nga kryeministri tregon se atij nuk i intereson për sportin.

Është paradoks i madh që një stadium 22 mijë vendesh mos të ketë tifozë në stadium. Ndoshta kryeministri nuk do që tifozët të vijnë në stadium se do bërtasim ‘Rama ik’. Ndoshta është e padrejtë kur presidenti i FSHF-së i bën kryeministrit një thirrje publike dhe ky i fundit nuk kthen një përgjigje. Ky i fundit në 2016 gati sa nuk flinte në hotelin e kombëtares se kam qenë vetë dëshmitar. Mund të kishte të paktën një përgjigje, qoftë edhe negative”, u shpreh Lila.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco