Formacioni i mundshëm kundër Andorrës, kuqezinjtë me mbrojtje të Serie A

Formacioni i mundshëm kundër Andorrës, kuqezinjtë me mbrojtje të Serie A

10:21, 25/03/2021

Shqipëria nis sot aventurën për në “Katar “2022” në orën 20:45, duke sfiduar Andorrën.

Edi Reja, në konferencën e djeshme, mohoi eksperimentet dhe tha se do të hedhë në fushë lojtarët te të cilët ka më shumë besim se kanë mentalitetin e duhur për një ndeshje si kjo.

Nga sa pritet, trajneri nuk do të ndryshojë as modul: pritet 3-5-2 tradicional, me kapitenin Berisha një kuadrat. Ndonëse, edhe Strakosha nuk mbetet pas.

Shqipëria këtë herë vjen me një “mur” të Serisë A: Spezia, Atalanta dhe Roma përbëjnë treshen e qendrës me Ismajlin, Gjimshitin dhe Kumbullën.

Në mesfushë, Keidi Bare pritet të luajë përkrah dy lojtarëve me shumë eksperiencë, si Gjasula dhe Ledian Memushaj.

Krahët trajneri i ka mbuluar me Elseid Hysajn si dhe Ermir Lenjanin. Ky i fundit është në dilemë me Myrto Uzunin, i cili vjen me superformë nga Hungaria dhe Ferencvaroshi.

Kjo, në bazë edhe të provave të pakta që ka bërë, vetëm dy të tilla dhe dje në stërvitjen zyrtare në stadiumin e Andorrës e pardje në Barcelonë.

Pritet që Sokol Cikalleshi dhe Rei Manaj të udhëheqin vijën e parë sulmuese të Shqipërinë në sfidën debutuese për këtë edicion kualifikuesesh.

Formacioni i mundshëm i kuqezinjve

Në portë: Berisha

Në mbrojtje: Ismajli, Gjimshiti, Kumbulla

Në mesfushë: Hysaj, Bare, Gjasula, Memushaj, Lenjani (Uzuni)

Në sulm: Cikalleshi, Manaj

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco