Kush do të zgjidhet  kryetar i Komitetit Olimpik

Kush do të zgjidhet kryetar i Komitetit Olimpik

09:55, 25/03/2021

Sot nga ora 15:00 në Hotel “Emerald” në Prishtinë do të mbahet Asambleja e Punës për vitin 2020 dhe Asambleja Zgjedhore e Komitetit Olimpik të Kosovës (KOK).

Nënkryetarja e Federatës së Basketbollit të Kosovës (FBK), Linda Shala është kandidate e nominuar nga FBK për Kryetare të Komitetit Olimpik të Kosovës.

Krahas pozitës së Kryetares së KOK-ut, FBK e ka nominimuar edhe Kryetarin e FBK-së, Arben Fetahun për pozitën e nënkryetarit të KOK-ut.

Ndërkaq FBK-në në Asamblenë e Punës dhe Zgjedhore të KOK-ut do ta përfaqësojnë krahas Kryetarit Fetahu e Nënkryetares Shala edhe anëtari i Bordit të FBK-së, Artan Qerkini.

Duke e konsideruar Komitetin Olimpik të Kosovës një organizatë shumë të rëndësishme të shoqërisë sonë që ka për mision të zhvillojë, promovojë dhe mbrojë Lëvizjen Olimpike në Kosovë, në pajtueshmëri me Kartën Olimpike, nënkryetarja e FBK-së, Linda Shala mendon se është nevojë e kohës që organizimi dhe performanca e të gjitha organeve të Komiteti Olimpik të Kosovës të ngritët në nivelin më të lartë të mundshëm, të përkojë me nevojat e komunitetit sportiv dhe shoqërisë në përgjithësi, e veçanërisht të gjeneratave të reja dhe kohës së digjitalizimit që po e jetojmë. Nisur nga kjo ajo e ka përgatitur vizionin e saj në 10 pika orientuese të cilin e ka ndarë me të gjitha Federatat Sportive që veprojnë në Kosovë

Dy kandidatët e tjerë për kryetar të KOK-ut janë Besim Hasani, kryetar aktual i KOK dhe kandidat i Federatës së Kërlingut dhe Ismet Krasniqi, kryetar aktual i Federatës së Karatesë së Kosoves dhe kandidat i Federatës së Atletikës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco