Nuk është në planet e Zidane, Inter kërkon shërbimet e mesfushorit të Real Madrid

Nuk është në planet e Zidane, Inter kërkon shërbimet e mesfushorit të Real Madrid

17:23, 24/03/2021

Interi është sërish i interesuar për Iskon. Mesfushori i Realit të Madridit nuk shihet më si pjesë e planeve të Zinedin Zidanit (pavarësisht se ka pasur më shumë minuta në dispozicion gjatë kohëve të fundit për shkak të dëmtimeve) dhe këto mund të jenë muajt e tij të fundit në kryeqytetin e Spanjës.

Në moshën 28 vjeç, Isko mund të largohet gjithashtu për një kosto jo të lartë, meqenëse kontrata i skadon në vitin 2022: opsioni tjetër për presidentin Florentino Perez do të ishte largimi i lojtarit me parametër zero verën e ardhshme, sepse një rinovim duket thuajse i pamundur për momentin.

Problemi i klubit zikaltër për afrimin e Iskos, me kërkesë të Antonio Kontes, është fakti që i detyrohen klubit “merengues” ende para për këstin e Ashraf Hakimit (rreth 10 milionë euro). Si pasojë, një akord financiar me “Los Blancos” për një marrëveshje që do t’u afrohej 20 milionë eurove do të ishte jo e lehtë.

Në çdo rast, për momentin, Reali nuk do t’i ofrojë Iskos një kontratë të re. Zidan ka humbur besimin tek ai shumë kohë më përpara dhe përfshirja e tij në skuadër ka qenë vetëm për shkak të mungesave të mëdha në klub. Isko gjithashtu ka një reputacion të mirë në Angli, ndërkohë që ekziston edhe interesimi prej klubeve spanjolle, mes të cilave më e interesuar është Sevija.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco