Ylli i Bayernit bëhet ambasador: Kurrë nuk do ta harroj se ku e nisa...

Ylli i Bayernit bëhet ambasador: Kurrë nuk do ta harroj se ku e nisa...

17:20, 24/03/2021

Alphonso Davies është një nga lojtarët më të spikatur të Bayern Munchen.

Kanadezi ka edhe një histori të veçantë, pasi prindërit e tij kanë emigruar shumë vite më parë nga Afrika drejt Kanadasë, me Davies që ka lindur në një kamp refugjatësh.

Tashmë, Davies është në nivelet më të larta të futbollit, por kurrë nuk e harron nga ka ardhur dhe mundohet gjithnjë të ndihmojë refugjatët. Pikërisht në lidhje me këtë gjë, Kombet e Bashkuara për Refugjatët e kanë emëruar Ambasador. Davies u shpreh i lumtur për këtë emërim dhe deklaroi se do të ngrejë zërin për të gjithë refugjatët.

“Jam i nderuar që bëhem Ambasador për Kombet e Bashkuara për Refugjatët dhe do të ngrije zërin të gjithë emigrantët. Unë kam bërë një rrugë të gjatë, ku gjithçka nisi në një kamp refugjatësh, ku edhe kam lindur. Punova shumë që të jem këtu sot dhe kurrë nuk do ta harroj nga ku kam ardhur”, përfundoi Davies.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco