Vidal largohet nga Inter, tre klube të interesuara për mesfushorin kilen

Vidal largohet nga Inter, tre klube të interesuara për mesfushorin kilen

16:54, 24/03/2021

Arturo Vidal nuk ia ka dalë të përmbushë pritshmëritë te Inter, teksa kileni edhe pse ka luajtur vazhdimisht me zikaltërit, në fushë duket se nuk është më ai i dikurshmi.

Kështu, te zikaltërit janë të gatshëm të dëgjojnë ofertat për lojtarin dhe ta lënë lirë për të shpëtuar kështu edhe nga rroga e tij e majmë. Tre klubet që janë të gatshme të bëjnë një ofertë për mesfushorin janë Flamengo, Gallatasaraj dhe Marseja. Tashmë, mbetet për t’u parë edhe dëshira e futbollistit në këtë mes, i cili ndër të tjera ka ende edhe një vit kontratë me italianët.

Megjithatë, nëse konfirmohet jashtë planit teknik të Kontes që ka nisur ta zëvendësojë tashmë me Eriksen, atëherë Vidal do të pranonte të provonte një aventurë të re në karrierë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco