E bujshme nga Italia/ Fenerbahçe nis misionin për ta rikthyer Muriqin

E bujshme nga Italia/ Fenerbahçe nis misionin për ta rikthyer Muriqin

16:57, 24/03/2021

Vedat Muriqi u transferua te Lazio vitin e kaluar nga Fenerbahçe për 18 milionë euro, plus 2 milionë bonus.

Edhe pse pritshmëritë ishin të mëdha nga ekipi italian dhe trajneri Simone Inzaghi, në sezonin e parë sulmuesi kosovar nuk ka pasur shumë sukses. Në 18 ndeshje të zhvilluara në Serien A, ka shënuar vetëm 1 gol.

E përditshmja italiane “Corriere dello Sport” të mërkurën raporton se Lazio ka hapur negociatat me Fenerbahçen për të rikthyer Muriqin në Turqi.

Problemi kryesor qëndron te kontrata afatgjatë që ka 26-vjeçari me Lazion. Ajo është e vlefshme deri në qershor të vitit 2025.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco