E kërkojnë klube të mëdha europiane, Napoli vendos çmimin për Kalidou Koulibaly-n

E kërkojnë klube të mëdha europiane, Napoli vendos çmimin për Kalidou Koulibaly-n

16:11, 24/03/2021

Kalidou Koulibaly ka qenë një nga emrat më të përfolur në merkatot e fundit, por megjithatë ai ene vazhdon të jetë pjesë e Napolit. Në moshën 29, a do të largohet mbrojtësi senegalez nga Italia para përfundimit të karrierës së tij për t’u bërë pjesë e një klubi më të madh?

Kjo verë mund të jetë e duhura për qendërmbrojtësin çmimi i të cilit është rishikuar nga drejtuesit e klubit napolitanë me pandeminë Covid-19. Sipas Gazzetta dello Sport , Koulibaly tani mund të largohet nga Napoli nëse një shumë prej 50 milionë eurosh vendoset mbi tavolinë. Lojtari nuk do të ishte kundër një largimi, por gjithashtu mund të pranonte të qëndronte, nëse nuk arrin asnjë ofertë e përshtatshme, siç shpjegon e përditshmja italiane.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco