Moreno po luan si Mbappe e Haaland

Moreno po luan si Mbappe e Haaland

16:15, 24/03/2021

Gerard Moreno ka spikatur këtë vit dhe statistikat e tij e vërtetojnë këtë gjë, derisa regjistron shifra të ngjashme me ato të Erling Haaland dhe Kylian Mbappe për sa i përket kontributeve në gola.

Sulmuesi i Villarrealit ka shënuar 12 gola dhe gjashtë asistime, duke kontribuar në një total prej 18 golash, në La Liga dhe Ligën e Evropës në vitin 2021 dhe vetëm katër lojtarë kanë arritur shifra të mira.

Në krye të listës është Lionel Messi i cili është përfshirë në 27 gola, i ndjekur nga Robert Lewandowski (25), Haaland (20) dhe Mbappe (18).

Moreno tashmë ka shënuar 20 gola në të gjitha garat në edicionin 2020/21, gjersa në atë 2019/20 që ishte fushata më e mirë në karrierën e tij profesionale.

Reprezentuesi spanjoll gjithashtu shënoi një gol ndaj Zvicrës nëntorin e kaluar dhe paraqitjet e tij këtë vit shpjegojnë se përse ai vlen aktualisht 100 milionë euro.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco