Ky është gjyqtari shqiptar që do ta drejtojë miqësoren Kosovë-Lituani

Ky është gjyqtari shqiptar që do ta drejtojë miqësoren Kosovë-Lituani

15:40, 24/03/2021

Ndeshjen miqësore ndërmjet Kosovës dhe Lituanisë, e cila zhvillohet sot (e mërkure) me fillim nga ora 20:45 në stadiumin “Fadil Vokrri”, do ta drejtojë gjyqtari elbasanas, Enea Jorgji.


36 vjeçari nga Elbasani, i cili njëherit bartë edhe stemën e FIFA-së do të shoqërohet nga dy asistentë e tjerë nga Shqipëria, Denis Rexha dhe Dojanto MYftari, të cilët po ashtu mbajnë stemën e FIFA-së.

Gjyqtar i katërt në këtë takim do të jetë Visar Kastrati nga Kosova, i cili komplet katërshen e ‘këmishzinjëve’ nga FIFA që do ta ndajnë drejtësinë në këtë përballje.

 
 

Gjyqtar kryesor: Enea Jorgji

Asistent i parë: Denis Rexha

Asistent i dytë: Dojanto Myftari

Gjyqtar i katërt: Visar Kastrati

 
 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco