‘S’mbaj celular, përdor telefonin e Taulanit’-Iriqi bisedon me Gjergj Lucën

‘S’mbaj celular, përdor telefonin e Taulanit’-Iriqi bisedon me Gjergj Lucën

15:36, 24/03/2021

Iriqi: - Ke ditë që nuk del në publik. Pse?

Luca: - Më turpëroi ai deputeti Boçi. Po shyqyr që kishte teknikë e pak forcë se do më bënte për spital.

Iriqi: - Tre ditë dhe harrohet ajo histori.

Luca: - Nuk besoj. U bënë dhjetë e sa dal nga shtëpia bërtasin fëmijët e fshatit: ‘Luca-hardhuca’

Iriqi: - Ta dha celularin deputeti?

Luca: - Unë nuk mbaj celular. Ka vite e vite. Se prej tyre e kanë ngrënë plot çapkënë si puna ime. Nuk bije në rrjeta përgjimesh unë.

Iriqi: - Po pse the që ta vodhi Boçi?

Luca: - Të bëja viktimën.

Iriqi: - Po a flet në telefon për bizneset e tua? Si ia bën?

Luca: - Flas, por me celularin e Taulantit. Marr Ramën kur dua ndonjë pronë shtetërore, marr tatimet kur më çajnë bythën, lidhem me italianë kur shkëmbej peshkun, flas me borxhlinjtë kur më kërkojnë paratë. Telefoni i Taulantit si ajo përralla, hapu malore!

Iriqi: - Nuk bezdiset ai?

Luca: - Joooo. I premtoj që të punësuarit e mi do i japin votën familjarisht. Pa mua dhe ca si unë Taulanti as konservë nuk bëhet dot. Ngel thatë në zall.

Iriqi: - Përdorin celularin e Taulantit edhe të tjerë?

Luca: - Po, ka vite që na shpëton ai telefon. Tani në fushatë kaq e gjatë është lista e atyre që e duan sa na i ka bërë me orar. Unë e përdor të hënë e të enjte nga ora 10 deri në drekë. Të tjerët kështu. Me grafik lale. Ne puna sahat, kutia e Lantit plot vota.

Iriqi: - Në se fiton Basha më 25 prill, ç’do bësh?

Luca: - Do përdor shprehjen e Ndrek Lucës, të babait tim në film. Po kjo ishte lojë, mo zoti Basha! Unë për PD kam punuar e do punoj. A ka shkodran socialist?! Hë, fol!

Iriqi - Sikur...

Luca: - Do më falësh mua se tani kam orarin e celularit të Taulantit. Të bëj ca thirrje se është bërë keq për lekë. Lanti do vota ne gjuajmë te porta. Hahaha.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco