Superiore/ Përfundojnë pjesët e para, ja rezultatet...

Superiore/ Përfundojnë pjesët e para, ja rezultatet...

13:49, 21/03/2021

Kanë përfunduar pjesët e para në 4 ndeshjet e javës së 25-të në Kategorinë Superiore.

Tirana dhe Laçi e kanë mbyllur në barazim 1-1 pjesën e parë. Fillimisht ishin bardheblutë që kaluan në avantazh me Juregen Çelhaka në minutën e 24-t. Mirëpo, kurbinasit arritën të barazonin shifrat në minutën e 40, me Mentor Mazrekajn.

Bylis ka bërë surprizën në “Adush Muça”. Ballshiotët po fitojnë me rezultatin e pastër 2-0 ndaj Kukësit, falë dopietës së  Edison Ndrecës.

Gjithashtu edhe Skënderbeu po fiton 1-0 ndaj Apolonisë. Golin për korçaret e shënoi Leard Sadriu në minutën e 25-t.

Ndërsa ndeshja mes Kastrioti dhe Vllaznisë është mbyllur në barazim pa gola.

Rezultatet:

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco