Supeligë/ Laçi - Tirana, Duro dhe Shehi rreshtojnë titullarët

Supeligë/ Laçi - Tirana, Duro dhe Shehi rreshtojnë titullarët

12:53, 21/03/2021

Luhet duke filluar nga ora 13:00, ndeshja mes Laçit deh Tiranës, e vlefshme për javën e 25-të në Kategorinë Superiore.

Të dyja skuadrat do të kërkojnë me çdo kusht fitoren në ndeshje e sotme, për vete objektivat që kanë. Kurbinasit kryesojnë kampionatin dhe një fitore në ditën e sotme, do i mbante përsëri aty. Nga ana tjetër, Tirana për sezonin e vështirë që po kalon, do të kërkojë të paktën kualifikimin në Europën dhe gjithçka kalon nga ndeshja e sotme.

Për sa i përket formacioneve, bardheblutë vijnë me ndryshime në formacion, teksa në portë luan pas një periudhe të gjatë, Ilion Lika, kurse në mbrojtje rikthehet Najdovski. Të Laçi në mungesë të Nuabuezes, në majën e sulmit do të luajë Harmon.

FORMACIONET ZYRTARE:

LAÇI: Sherri, Selmani, Malota, Obanor, Marku, Lushkja, Deliu, Shehu, Musta, Mazrekaj, Harmon. Trajner: Shpëtim Duro

TIRANA: Lika, Vangjeli, Najdovski, Hoxhallari, Toshevski, Halili, Çelhaka, Batha, Ismajlgeci, Seferi, Torasa. Trajner: Orges Shehi

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco