Mori ftesë nga Reja, Cikalleshi i përgjigjet me gol

Mori ftesë nga Reja, Cikalleshi i përgjigjet me gol

12:30, 21/03/2021

Sokol Cikallëshi ka shënuar sërish në kampionatin turk të futbollit. Sulmuesi kavajas realizoi golin e avantazhit në minutën e 13-të për ekipi i tij, Konyaspor 1-0 në ndeshjen që po luan ndaj Alanyaspor, e vlefshme për javën e 31-të në Superligën turke.

Pas një krosimi nga këndi, Cikalleshi kërcen më lart se të gjithë në zonë dhe me një goditje me kokë mposhti portierin kundërshtar.

Kështu, Cikalleshi iu përgjigj në mënyrën më të mirë të mundshme ftesës së trajnerit Edi Reja, duke i çuar “sms” për një vend titullari në ndeshjet që kuqezinjtë luajnë për kualifikueset e Botërorit. 31 vjeçari gjen kështu golin e pesë me Konyaspor, duke u kthyer në pikë kyçe pas rikthimit nga dëmtimi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco