VIDEO/ Gol në ‘frymën e fundit’, portieri shpëton Sevijan nga humbja

VIDEO/ Gol në ‘frymën e fundit’, portieri shpëton Sevijan nga humbja

08:28, 21/03/2021

Portieri i Sevijas, Bono, ishte protagonist në sfidën e kampionatit ndaj Vajadolidit, duke shënuar një gol special në sekondat e fundit.

Skuadra e tij po humbiste, në transfertë me rezultatin 1-0, teksa 29-vjeçari nga Maroku, evitoi disfatën, duke tundur rrjetën, pas një harkimi nga këndi. Bono goditi saktë në afërsi të pikës së penalltisë, duke bërë që ndeshja të mbyllej në barazim 1-1. Për më tepër shikoni videon e mëposhtme:

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco