Manchester City kualifikohet me polemika në gjysmëfinalet e FA Cup

Manchester City kualifikohet me polemika në gjysmëfinalet e FA Cup

21:17, 20/03/2021

Kupa e Anglisë: City kalon në gjysmëfinale, Gundogan-De Bruyne eliminojnë Everton-in mes protestave

Dy gola në gjashtë minutat e fundit i kanë dhuruar Manchester Cityt kualifikimin në gjysmëfinalet e Kupës së Anglisë.

Skuadra e Pep Guardiola ka mundur Evertonin e Ancelottit 2-0 në “Goodison Park” mbrëmjen e sotme.

Pas pjesës së parë të mbyllur në barazim pa gola, “Qytetarët” kanë zhbllokuar ndeshjen në minutën e 84-t. Gjermani Gundogan ka qenë në vendin e duhur në momentin e duhur.

Gjashtë minuta më vonë ka ardhur goli i dytë i miqve, i shënuar nga Kevin de Bruyne.

Një gol që është shoqëruar me protestat e lojtarëve të Evertonit, të cilët kanë pretenduar se aksioni duhej të ishte ndalur për lojë të rrezikshme ndaj Yerry Mina.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco