Serie A/ Ardian Smajli, titullar në fitoren e çmuar të Spezias kundër Cagliarit

Serie A/ Ardian Smajli, titullar në fitoren e çmuar të Spezias kundër Cagliarit

20:59, 20/03/2021

Spezia luajti kundër Cagliarit në sfidën e vlefshme për javën e 28-të të Seria A, ndeshje kjo ku vendasit arritën të fitonin me rezultatin 2-1.

Mbrojtësi kombëtares shqiptare, Ardian Smajli, u aktivizua për 90 minuta në mbrojtje, duke ndihmuar ekipin e tij të marrë tre pikë mjaft të vlefshme në garën për mbijetesë ndaj një rivali direkt në fundin e tabelës.

Gjithçka ndodhi në pesën e dytë, me vendasit që kaluan në avantazh në minutën e 49’ me Pikolin, ndërsa Maxhiore dyfishoi në të 80’.

Për miqtë golin e vetëm e shënoj Pereiro në minutën e 83’ të ndeshjes.

Mbrojtësi 24-vjeçar ka arritur të bëhet një titullar i pazëvendësueshëm tek italianët që pas ardhjes së tij në merkaton e kaluar nga skuadra kroate e Hajdukut të Splitit ku luajti për 6 sezone.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco