Ndërhyrja horror e futbollistit të Rangers, portieri i skuadrës çeke pëson frakturë në kafkë

Ndërhyrja horror e futbollistit të Rangers, portieri i skuadrës çeke pëson frakturë në kafkë

18:37, 19/03/2021

Ndeshja mes Rangers dhe Slavias së Pragës, e vlefshme për fazën e 1/8 në Europa League prodhoi një skenë mjaft të tmerrshme.

Në minutën e 61-të, sulmuesi i skuadrës skoceze, Kemar Roofe, kreu një ndërhyrje horror ndaj portierit të Slavias, Kolar.

“Gardiani” çek ishte i detyruar të braktiste fushën me barrelë, ndërsa Roofe u ndëshkua me karton të kuq. Se sa brutale ishte ndërhyrja e tregojmë më së miri fotot e këtij episodi. Përveçse ka një çarje të thellë dhe të gjatë, portieri Kolar ka gjithashtu frakturë në kafkë.

Kujtojmë që skuadra çeke fitoi 0-2 të  ndaj Rangers, duke siguruar kualifikimin në çerekfinale.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco