Zidane flet për shortin: Çdo ndeshje në këtë fazë është e vështirë

Zidane flet për shortin: Çdo ndeshje në këtë fazë është e vështirë

17:28, 19/03/2021

Trajneri i Real Madridit, Zinedine Zidane, ka folur për shortin e Ligës së Kampionëve.

Zidane ishte duke folur në konferencën për shtyp para ndeshjes me Celta Vigon, të cilën Reali e luan nesër në kaudër të La Ligas.

Por, nuk munguan pyetjet për shortin.

“Ne i dimë vështirësitë e një ndeshje si ajo ndaj Liverpoolit, në këtë nivel çdokush është i vështirë”, tha ai.

“I njohim mirë, dhe ata do të na sfidojnë fizikisht, por ajo do vijë pas pushimit, kështu që ne jemi të fokusuar në ndeshjen e ardhshme ndaj Celtas”, tha Zidane.

“Futbolli është ky që është, unë dua ta shijoj çdo ditë, nuk më intereson çfarë thonë nga jashtë. Kjo ndeshje na motivon, dhe lojtarët kanë ambicie të tregojnë se janë më të mirët”, përfundoi Zinedine Zidane.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco