Shtyhet ndeshja mes Prishtinës dhe Gjilanit, luhet më 30 mars

Shtyhet ndeshja mes Prishtinës dhe Gjilanit, luhet më 30 mars

17:27, 19/03/2021

Ndeshja e Superligës së Kosovës mes Prishtinës dhe Gjilanit është shtyrë për datën 30 mars.

 

Kjo ndodhi për shkak të ruajtjes së fushës së stadiumit “Fadil Vokrri”, për ndeshjet e Kosovës.

“Për shkak ruajtjes së fushës së stadiumit “Fadil Vokrri”, për ndeshjet e Kosovës, ndeshja e javës së 26-të ndërmjet Prishtinës dhe Gjilanit është shtyrë për ditën e martë, 30 mars. Dueli fillon nga ora 15:00” – thuhej në njoftimin e prishtinasve.

Kosova do t’i luajë dy ndeshje në stadiumin “Fadil Vokrri”,

Fillimisht “Dardanët” luajnë më 24 mars miqësoren ndaj Lituanisë, kurse më 28 e presin Suedinë në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Botëror.

Më pas më 31 mars, Kosova i shkon Spanjës për ndeshjen e fundit të këtij muaji

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco