Pirlo merr lajm të mirë, futbollisti shërohet nga Covid-19

Pirlo merr lajm të mirë, futbollisti shërohet nga Covid-19

15:44, 19/03/2021

Juventus njofton se Rodrigo Bentancur është shëruar nga COVID-19.

Uruguaiani tashmë ka hyrë në fazën rikuperuese dhe pritet të rikthehet në fillim të muajit prill.

“Rodrigo Bentancur i është nënshtruar siç duhet protokolleve për të rezultuar negativ. Lojtari është rikuperuar dhe nga dita e sotme nuk është në izolim, ku edhe është bashkuar me klubin”, njofton klubi i Juventusit.

“Zonja e Vjetër” do të luajë ndaj Beneventos të dielën në Allianz Stadium.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco