Angel Di Maria u dërgon një mesazh tifozëve të PSG-së pas grabitjes

Angel Di Maria u dërgon një mesazh tifozëve të PSG-së pas grabitjes

17:22, 18/03/2021

Të dielën e kaluar, teksa ai luante në fushë me PSG-në ndaj Nantes, familja e Angel Di Marias ra pre e një grabitje.

Në fotot që qarkulluan shihej gruaja dhe vajzat e tij të shokuara nga kjo ngjarje.  Mirëpo për fat të mirë duket se gjithçka ka kaluar, teksa së fundmi, sulmuesi i PSG-së ka bërë një postim në rrjetet sociale, ku donte të dërgonte një mesazh.

“Faleminderit shumë për mbështetjen e vazhdueshme. Unë dhe familja ime jemi shumë të lumtur këtu dhe asgjë nuk do ta heq buzëqeshjen ” , shpjegoi ai përmes llogarisë së tij në Instagram. Diçka për të qetësuar mbështetësit parizianë, ADM ende e ka mendjen në Paris.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco